Ukraina merr 1.5 miliardë dollarë ndihmë nga SHBA-ja
2022-12-05 14:15:31

Foto: VCG

Ukraina mori 1.5 miliardë dollarë ndihmë në grante nga Shtetet e Bashkuara të mobilizuara nga Banka Botërore, njoftoi Ministria e Financave e Ukrainës, citon “Xinhua”.

Ky është kësti i parë i financimit shtesë të grantit me vlerë 4.5 miliardë dollarë të ofruar nga qeveria amerikane për Ukrainën, në kuadër të projektit të Bankës Botërore për Shpenzimet Publike për Qëndrueshmërinë e Kapacitetit Administrativ në Ukrainë, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Financimi do të përdoret për pagimin e pensioneve për të moshuarit, asistencën sociale, mbulimin e shpenzimeve për shërbimet mjekësore dhe pagesat e tjera.

Banka Botërore ka mobilizuar afro 17.8 miliardë dollarë financime emergjente për të mbështetur Ukrainën mes ndikimeve ekonomike të konfliktit Rusi-Ukrainë, sipas faqes së internetit të bankës. Nga kjo shumë janë disbursuar 11.4 miliardë financime. (Fatosi)