Shenzhou-14 ndahet nga kombinimi i stacionit hapësinor
2022-12-05 09:32:35

Foto: VCG

Anija kozmike e drejtuar nga Kina Shenzhou-14 u nda nga kombinimi i stacionit hapësinor mëngjesin e të dielës, sipas Agjencisë Hapësinore të Kinës (CMSA), njofton “Xinhua”.

Tre astronautë, Chen Dong, Liu Yang dhe Cai Xuzhe, kanë jetuar dhe punuar në kompleksin e stacionit hapësinor për 183 ditë.

Astronautët kanë përfunduar punë të ndryshme, të tilla si përfundimi i rrotullimit në orbitë me ekuipazhin Shenzhou-15, vendosja e statusit të kompleksit të stacionit hapësinor, renditja dhe shkarkimi i të dhënave të eksperimentit dhe pastrimi dhe transferimi i furnizimeve të mbajtura në orbitë me mbështetjen e stafit të teknologjisë shkencore në terren, bëri të ditur CMSA.

Anija Shenzhou-14 do të rihyjë në atmosferën e Tokës në një kohë të përshtatshme nën kontrollin e tokës dhe do të fillojë udhëtimin e saj për në shtëpi.

Tre astronautët Shenzhou-14 u dërguan në stacionin hapësinor më 5 qershor. Ata kanë përfunduar detyra të shumta gjatë muajve të fundit, duke përfshirë mbikëqyrjen e pesë takimeve dhe dokimeve, kryerjen e tre aktiviteteve jashtë automjeteve, dhënien e një leksioni të drejtpërdrejtë shkencor dhe kryerjen e një numri i eksperimenteve shkencore-teknologjike. (Fatosi)