Shangai lehtëson kërkesat e testit për Covid-19
2022-12-05 14:31:50

Foto:VCG

Duke filluar nga e hëna, Shangai nuk do t'u kërkojë më pasagjerëve të kenë një rezultat negativ të testit të acidit nukleik për të marrë transportin publik, përfshirë autobusët dhe metrotë, sipas një njoftimi të qeverisë komunale të dielën pasdite, njofton “Xinhua”.

I njëjti rregull zbatohet edhe për hyrjet në hapësirat publike të jashtme si parqet.

Shangai është destinacioni më i ri për t'u bashkuar me qytetet e tjera të mëdha kineze për të përqafuar optimizimin e masave të parandalimit dhe kontrollit të Covid-19 për të rikthyer jetën dhe punën në normalitet pas Pekinit, Guangzhou dhe Chongqing.

Të shtunën, Shanghai raportoi 36 raste të konfirmuara Covid-19 dhe 450 raste asimptomatike me 11 raste të konfirmuara dhe tre raste asimptomatike të gjetura jashtë zonave të karantinës. (Fatosi)