Konsumi i gazit natyror në Kinë shënoi rritje në tetor
2022-12-05 11:00:16

Foto: VCG

Konsumi i gazit natyror në Kinë u rrit në baza vjetore në tetor 2022, sipas planifikuesit kryesor ekonomik të vendit, njofton “Xinhua”.

Konsumi i dukshëm i gazit natyror u rrit 1.8 për qind në baza vjetore në 30.53 miliardë metra kub në tetor, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës.

Në 10 muajt e parë të vitit, konsumi i dukshëm i gazit natyror arriti në 299.93 miliardë metra kub, 1.1 për qind më pak se një vit më parë.

Vendi prodhoi 18.5 miliardë metra kub gaz natyror në tetor, 12.3 për qind më shumë se një vit më parë dhe ritmi i rritjes ishte 7.7 pikë përqindje më i shpejtë se ai në shtator, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave. (Fatosi)