Një raketë u hodh nga Rripi i Gazës në territorin izraelit të shtunën, duke mos shkaktuar lëndime, njoftuan Ushtria dhe media izraelite, citon “Xinhua”.
Në një deklaratë të Ushtrisë izraelite bëhet e ditur se sirenat ranë në jug të vendit, por alarmi i sistemit të mbrojtjes ajrore nuk u ndez.
Mediat izraelite raportuan se nuk pati të lënduar nga sulmi me raketë, që ishte i pari i tillë nga Gaza në rreth një muaj.
Asnjë militant palestinez nuk e pretendoi sulmin me raketë menjëherë.
Në fillim të kësaj jave, forcat ushtarake izraelite vranë dy anëtarë të shquar të Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ) në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, pas së cilës, PIJ u zotua të hakmerrej.
Në gusht, dhjetëra palestinezë u vranë në një shkëmbim zjarri treditor midis Xhihadit Islamik Palestinez dhe ushtrisë izraelite. (Fatosi)