Anija kozmike “Shenzhou-14” sjell mostra të reja eksperimentale shkencore
2022-12-05 20:55:54

Një pjesë e tretë e mostrave eksperimentale të shkencës hapësinore u dorëzohet shkencëtarëve. / CAS

Mostrat eksperimentale të shkencës hapësinore nga stacioni hapësinor kinez u dërguan në Pekin të hënën herët në mëngjes, pasi kapsula e kthimit e “Shenzhou-14” zbriti të dielën mbrëma në vendin e uljes të Dongfeng-ut në Kinën Veriore, sipas Akademisë Kineze të Shkencave (CAS).

Kjo ishte pjesa e tretë e mostrave eksperimentale të shkencës hapësirore të rritura në stacionin hapësinor kinez, dhe ajo iu dorëzua Qendrës së Teknologjisë dhe Inxhinierisë për Përdorimin e Hapësirës të CAS-it.

Mostrat e orizit u sollën në Tokë nga kapsula e kthimit e “Shenzhou-14”, 4 dhjetor 2022. / CAS

Mostrat përfshinin tre pako të ftohta mostrash biologjike me fara orizi dhe arabidops, të cilat kaluan nëpër një proces të plotë kultivimi 120-ditor në hapësirë.

CAS-i tha se kjo ishte hera e parë që shkencëtarët kanë marrë fara orizi të kultivuar në orbitë dhe se do të analizonte mostrat nga anë të tilla si citologjia molekulare dhe metabolizmi.

"Kjo ka si qëllim për të zbuluar efektin e mikrogravitetit hapësinor mbi orizin e arabidopsin dhe për të zhvilluar më tej bimë që mund të përshtaten me hapësirën, si edhe për të gjetur bazën teorike për të përdorur mjedisin e mikrogravitetit hapësinor," tha CAS në një njoftim për shtypin të hënën në mëngjes.

Oriz i rritur në stacionin hapësinor kinez. / CAS

Mostrat përfshijnë gjithashtu katër kuti materialesh nga kabineti laboratorik i shkencës së materialeve pa kontejnerë, objekti i parë i tillë i Kinës në orbitë dhe i dyti në botë.

CAS-i tha se kabineti ka funksionuar për më shumë se 590 ditë në hapësirë, duke u kryer eksperimente në shtatë kuti materialesh të tilla dhe duke u ngrohur me sukses 73 mostra. (Artan)