Gjuha kineze gjithnjë e më e popullarizuar në Lindjen e Largët të Rusisë
2022-12-05 14:17:21

Foto: VCG

Gjuha kineze po fiton më shumë popullaritet në Lindjen e Largët të Rusisë pasi më shumë të rinj rusë po marrin mësime kineze, deklaroi Liu Congying, drejtor i Institutit Konfuci të Universitetit Federal Rus të Lindjes së Largët, shkruan “Xinhua”.

Sipas tij, krahasuar me një vit më parë pati një rritje prej 50 për qind në numrin e studentëve të regjistruar në Institutin Konfuci deri në nëntor.

Një gazetë ruse parashikoi se kërkesa për talente të gjuhës kineze në Rusi do të rritet me 55 për qind në vitin 2022.

Kinezishtja është, vetëm pas anglishtes, gjuha e dytë e huaj më e njohur për të cilën po kërkon tregu i punës, veçanërisht në punët që lidhen me tregtinë, prokurimin, përkthimin dhe shitjet, raportoi faqja ruse e internetit për kërkimin e punës “SuperJob”.

Rritja e kërkesës për talentet që flasin kinezisht është vërejtur edhe në lidhjet më të ngushta ekonomike dhe kulturore midis Rusisë dhe Kinës.

Në tetë muajt e parë, tregtia e dyanshme midis rajoneve të Lindjes së Largët të Rusisë dhe Kinës u rrit me 45.5 për qind në 12.1 miliardë dollarë amerikanë; tregtia midis Primorsky Krai, kryeqendra e të cilit është Vladivostok, dhe Kinës u rrit me 31 për qind në më shumë se 5 miliardë dollarë në tre tremujorët e parë të këtij viti.

Kërkesa në rritje për fuqi punëtore që flet kinezisht e shtyu gjithashtu rritjen e numrit të studentëve të universitetit të regjistruar për klasa kineze.

Në Universitetin Federal të Lindjes së Largët në Vladivostok, më shumë se 1300 studentë po mësojnë kinezisht gjatë këtij viti, krahasuar me rreth 700 në vitin 2019.

Në total, Instituti Konfuci ka trajnuar më shumë se 20.000 studentë rusë që nga themelimi i tij më shumë se 20 vjet më parë. (Fatosi)