Artefakte antike zbulohen në Kinën jugperëndimore
2022-12-04 15:39:50

VCG

VCG

Arkeologët kanë zbuluar 53 vende të mbetjeve kulturore të lashta dhe 278 relikte gjatë një projekti në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore nga prilli deri në tetor.

Artefaktet besohet se datojnë që nga Dinastia Lindore Zhou (770.-256 p.e.s) në një vend historik që mbulon rreth 1000 metra katrorë në rrjedhën e poshtme të lumit Jialing, një degë e lumit Yangtze, në Chongqing, citon “Xinhua” institutin komunal të arkeologjisë.

VCG

VCG

VCG

Gjatë projektit gjashtëmujor u gjetën një numër i madh reliktesh, duke përfshirë gropa, varre, qeramikë, porcelane, enë guri dhe monedha bakri.

“Një sërë mbetjesh nga periudha që përkon me vitet 770-476 p.e.s. u gjetën gjithashtu në vend, diçka e rrallë dhe me vlerë të lartë për studimin kulturor përgjatë degëve të lumit Yangtze”, bëri të ditur drejtuesi i projektit. (Irma)