Eksporti i automobilave në Kinë përshpejtohet në rekord të ri
2022-12-04 15:14:39

VCG

VCG

Industria e eksportit të automobilave në Kinë regjistroi rritje të qëndrueshme pavarësisht pengesave, si mungesa e çipave, rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe pandemia. Eksporti i automobilave arriti në 2.46 milionë njësi në 10 muajt e parë, me rritje 54.1 për qind në bazë vjetore, bën të ditur “China Daily”.

Xu Haidong, zëvendësinxhinieri i Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, pret që eksportet totale të këtij viti të kalojnë 3 milionë njësi, raportoi “People's Daily”.

Eksporti i automjeteve të pasagjerëve shënoi rritje 57.1 për qind në 1.98 milionë njësi gjatë periudhës janar-tetor dhe automjetet e reja me energji regjistruan rritje 96.7 për qind në 499.000 njësi, treguan statistikat.

VCG

VCG

VCG

VCG

Sipas Cui Dongshu, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës, automobilat e Kinës eksportoheshin kryesisht në tregjet evropiane, të Amerikës së Veriut dhe Azisë, me Meksikën, Belgjikën dhe Arabinë Saudite, importues të mëdhenj të automobilave kineze.

Të dhënat e Doganave treguan se në gjysmën e parë të vitit 2022, tregu i Evropës Perëndimore përbënte 34 për qind të eksportit të Kinës të automjeteve të pasagjerëve me energji të re, me Belgjikën importuesin kryesor. (Irma)