Zhvillohen forumet për rritjen e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve arabe
2022-12-04 11:27:20

VCG

VCG

Kina dhe vendet arabe kanë shtuar bashkëpunimin cilësor si në fushat tradicionale ashtu edhe në ato të reja. Të dy palët po përpiqen të thellojnë dhe të diversifikojnë partneritetet ekonomike dhe komerciale. Komentet u bënë nga zyrtarët, ekspertët dhe përfaqësuesit e organizatave shoqërore në forumet dhe simpoziumet mbi bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe qytetet e binjakëzuara mes Kinës dhe vendeve arabe.

Yu Zirong është zv/president i Akademisë së Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Kinës (CAITEC). Në një simpozium për bashkëpunim cilësor mes Kinës dhe vendeve arabe që u zhvillua më 2 dhjetor në Pekin, ai tha se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar është një gur mbështetës në marrëdhëniet kino-arabe.

VCG

VCG

VCG

VCG

Në fakt, për të mbështetur bashkëpunim ekonomik tregtar mes Kinës dhe vendeve arabe, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të tilla dhe janë publikuar disa raporte mbi arritjet e bashkëpunimit dypalësh. Një tjetër forum u zhvillua në internet më 30 nëntor, ku u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit mes qyteteve kineze dhe arabe si dhe për të vazhduar ndërtimin e një komuniteti më të ngushtë kino-arab me një të ardhme të përbashkët në epokën e re.

Duke vënë në dukje rezultatet e frytshme të arritura vitet e fundit nga bashkëpunimi cilësor i nismës “Një brez, Një rrugë”, presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kino-Arabe, Arken Imirbaki tha se Kina po synon të ndajë energjinë e saj të zhvillimit me vendet arabe.

 Ndihmëssekretari i Lidhjes së Vendeve Arabe për çështjet sociale, Haifa Abu Ghazaleh tha në këtë forum se bashkëpunimi mes vendeve arabe dhe Kinës në kuadrin e iniciativës “Një brez, Një rrugë” ka njohur arritje të frytshme dhe sjellë përfitime për popujt e të dy palëve. (Jiang Lei)