Francë, bëhet thirrje për marrjen e vaksinës së dytë përforcuese Covid-19
2022-12-04 15:31:31

Covid ne France (Foto China.org.cn)

Covid ne France (Foto China.org.cn)

 

Zëdhënësi i qeverisë franceze Olivier Veran u bëri thirrje grupeve me rrezik të lartë që të bëjnë vaksinën e dytë përforcuese kundër Covid-19 përpara sezonit të festave.

Veran deklaroi gjatë një interviste radiofonike se vetëm 20 për qind e grupeve me rrezik të lartë në Francë kanë bërë vaksinat e dyta përforcuese mes një vale të re të Covid-19 dhe epidemisë së gripit sezonal, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

VCG

VCG

“Nëse jeni 60 vjeç e lart, nëse jeni bartës i një sëmundjeje ose nëse jeni në kontakt të përditshëm me njerëz të cenueshëm ose të moshuar, vaksinohuni kundër Covid nëse nuk i keni bërë dozat përforcuese”,- tha ish-ministri i Shëndetësisë, duke theksuar se në këtë mënyrë do të kufizohet rreziku i komplikimeve dhe shtrimit në spital.

Aktualisht ka një nënvariant që po përhapet me shpejtësi në Francë, nënvizoi ai. “Ne kemi një rritje prej më shumë se 20 për qind në njësitë e kujdesit intensiv të lidhura me Covid, gjë që dobëson sistemin tonë shëndetësor”,- tha Veran.

Sipas imunologes franceze Brigitte Autran, BA.5, nënvarianti i nënvariantit origjinal Omicron të Covid-19, që ka qenë i përhapur në Francë, tashmë është zëvendësuar me nënvariantin BQ.1.1. (Irma)