OKB: Inovacioni fuqizon një botë më gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara
2022-12-04 11:48:42

VCG

VCG

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh më 3 dhjetor se inovacioni dhe teknologjia mund të jenë mjete të fuqishme për ndërtimin e një bote me qasje për të gjitha njerëzit, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara.

Në një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Guterres tha se bota po përballet me një sërë sfidash, të cilat po prekin në mënyrë të pabarabartë personat me aftësi të kuafizuara.

VCG

VCG

VCG

VCG

Sipas tij, nevojiten zgjidhje transformuese për të shpëtuar “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së 2030”, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha proceset vendimmarrëse.

Ai gjithashtu vuri në dukje se duhet të bëhen përpjekje për të zvogëluar hendekun digjital dhe për të garantuar të drejtat e njeriut edhe në hapësirën digjitale. (Jiang Lei)