Një vaksinë mRNA kundër pandemive të ardhshme të gripit
2022-12-04 15:26:35

VCG

VCG

Një vaksinë që përdor të njëjtën teknologji të përdorur për vaksinat më efektive kundër Covid mund të na mbrojë një ditë nga kërcënimet e reja pandemike. Prototipi ende eksperimental i një vaksine mRNA, i krijuar për të mbrojtur kundër 20 llojeve të njohura të gripit, duket se stimulon një përgjigje imune shumë efektive te kafshët e testuara.

Sipas specialistëve, nëse rezultatet do të konfirmoheshin edhe te njerëzit mund të kemi një mjet më shumë në dispozicion për të mbrojtur veten kundër viruseve më transformuese të frymëmarrjes, shkruan “RTSH”.

VCG

VCG

VCG

VCG

Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë të udhëhequr nga Scott Hensley bashkëpunuan me pionierin e vaksinës mRNA Drew Weissman për të zhvilluar një vaksinë shumëvalente që synon të gjitha nëntipet e njohura të gripit shumica e të cilave aktualisht qarkullojnë vetëm te kafshët. Qëllimi nuk është vetëm ndalimi i ndonjë infeksioni, por edhe zëvendësimi i vaksinave vjetore të gripit krijimi i memories më të gjerë të mundshme imune për të shmangur rastet e rënda dhe vdekjet për shkak të kësaj familjeje virusesh.

“Imagjinoni sikur popullsia e botës të ishte e përgatitur të përballej me çdo nënlloj gripi. Ne mund të jemi në gjendje të parandalojmë sëmundje serioze dhe vdekje nga çdo pandemi gripi, duke përfshirë një lloj që do të hasim në të ardhmen”, -tha Hensley në një intervistë.

Dy lloje të gripit A (H1N1 dhe H3N2) dhe dy linja të gripit B qarkullojnë te njerëzit. Por virusi i gripit përhapet në shumë forma te zogjtë, derrat dhe kafshët e tjera, gati në çdo moment për të marrë mutacione të favorshme për të infektuar njerëzit: një kalim speciesh që është e pamundur të parashikohet dhe nga e cila nuk do të mbroheshim. Çdo vit qindra miliona njerëz sëmuren nga gripi. Në një sezon normal gripi vdesin nga 290,000 deri në 650,000 njerëz, por efektet e çdo pandemie të re në shkallë të gjerë të shkaktuar nga viruse krejtësisht të reja për njerëzit janë nën sytë e të gjithëve. (Irma)