Hekurudha e parë në botë me shpejtësi të lartë në temperatura të ulëta transporton 670 milionë pasagjerë në 10 vjet
2022-12-04 15:30:02

VCG

VCG

Hekurudha e parë me shpejtësi të lartë në botë, që funksionon në gjerësi gjeografike të larta dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta në dimër, ajo Harbin-Dalian, ka transportuar 670 milionë pasagjerë që kur filloi shërbimin dhjetë vjet më parë, bën të ditur “Xinhua”.

Më 1 dhjetor 2012, hyri në shërbim hekurudha 921 km që lidh qytetin verilindor të Harbinit dhe qytetin port të Dalian.

VCG

VCG

VCG

VCG

Deri të enjten, në këtë hekurudhë janë nisur 739.000 trena me shumë njësi, sipas “China Railway Harbin Bureau Group Co., Ltd”.

Hekurudha me shpejtësi të lartë Harbin-Dalian, e cila lejon trenat të lëvizin me shpejtësi maksimale prej 300 km në orë, ndodhet në një rajon me gjerësi të madhe gjeografike, me shumë shi, dëborë dhe mot të ftohtë.

Diferenca maksimale e temperaturës midis dimrit dhe verës përgjatë rrugës mund të arrijë më shumë se 70 gradë celsius. (Irma)