Operatori francez i energjisë elektrike paralajmëron për ndërprerje të mundshme të energjisë
2022-12-04 15:23:39

VCG

VCG

Franca mund të ketë reduktim të energjisë elektrike duke pasur parasysh motin dhe kapacitetin më të ulët të prodhimit të gjigantit bërthamor francez “EDF”, paralajmëroi Xavier Piechaczyk, president i bordit drejtues të operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Francës “RTE”.

Piechaczyk deklaroi gjatë një interviste radiofonike për “France Inter” se një ndërprerje e energjisë elektrike ishte e mundur, por që do të zgjaste vetëm disa ditë, shkruan “Xinhua”.

VCG

VCG

VCG

VCG

Nëse vendi vazhdon të ulë konsumin, një ndërprerje e energjisë elektrike mund të shmanget, tha ai, duke ftuar qytetarët të përdorin faqen e internetit “MonEcowatt” për të monitoruar situatën e energjisë elektrike në lagjet e tyre dhe për të parë nëse ata janë potencialisht të prekur nga ndërprerja.

Franca mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike në janar 2023, sipas parashikimit të fundit të “RTE”.

Për shkak të një dimri të ashpër, konsumi i ngrohjes ka të ngjarë të rritet, duke shkaktuar kështu alarme të kuqe në rrjet, tha Piechaczyk. Për më tepër, “EDF” po i nënshtrohet kontrolleve masive mbi flotën e saj bërthamore, duke ulur prodhimin e energjisë elektrike.

Zëdhënësi i qeverisë franceze Olivier Veran u përpoq të qetësonte publikun. “Ne nuk po u njoftojmë francezëve se do të ketë shkurtime”, tha ai, duke shtuar se nëse do të kishte një muaj veçanërisht të ftohtë në janar, atëherë nuk përjashtohet përdorimi i masave, duke përfshirë dhe reduktimin e energjisë. (Irma)