Një pllakë guri e dinastisë Qing gjendet në veri të Kinës
2022-12-03 11:18:26


VCG

VCG

Një pllakë guri që daton nga dinastia Qing (1644-1911) është zbuluar në provincën Hebei të Kinës veriore, njoftuan autoritetet lokale.

Me përmasa 193 cm në lartësi, 68 cm në gjerësi dhe 25 cm në trashësi, pllaka e gurit u gjet në kontenë Baixiang, bëri të ditur Departamenti i Mbrojtjes së Relikteve Kulturore të Baixiang, citon “Xinhua”.

xinhua

xinhua

Pllaka ka një mbishkrim me 559 karaktere që përshkruan rinovimet e një ure në vitin 1803 dhe peizazhin lokal në atë kohë.

Sipas Geng Xiaoning, drejtor i Institutit të Mbrojtjes së Relikteve Kulturore të Baixiang, pllaka ofron informacion kryesor që kontribuon në të kuptuarit e kushteve të lashta hidrologjike lokale.

Zbulimi ofron njohuri të vlefshme për studimin e ndryshimeve të lumenjve dhe peizazhit kulturor të Baixiang, tha Geng. (Irma)