Uebinari në Pekin fokusohet në Iniciativën e Sigurisë Globale
2022-12-03 11:41:52

VCG

VCG

Në Pekin u zhvillua “Xiangshan Forum Webinar 2022”, për të trajtuar temën e promovimit të Iniciativës Globale të Sigurisë dhe ruajtjes së paqes dhe zhvillimit.

Mbi 40 ekspertë nga 14 vende dhe një organizatë ndërkombëtare u ftuan për të diskutuar sfidat e sigurisë globale, zgjidhjet dhe bashkëpunimin, raporton “Xinhua”.

VCG

VCG

VCG

VCG

Diskutimet e ditës së parë të uebinarit u përqëndruan në stabilitetin dhe zhvillimin paqësor të Azi-Paqësorit dhe ndikimin e konflikteve rajonale në sigurinë globale.

Në ditën e dytë të uebinarit, pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre mbi evolucionin e modeleve të luftës, interesat vetjake të vendeve të mëdha dhe përgjegjësitë e tyre të sigurisë globale, ndryshimet në modelin gjeopolitik dhe interesat e vendeve në zhvillim dhe ndarjen e dividentëve të zhvillimit shkencor dhe teknologjik. (Irma)