Vlera e tregtisë së shërbimeve në Kinë u rrit me 17.2 për qind në 10 muajt e parë
2022-12-03 11:26:11

VCG

VCG

Vlera e tregtisë së shërbimeve në Kinë u rrit 17.2 për qind në baza vjetore në 10 muajt e parë të vitit, bëri të ditur Ministria e Tregtisë.

Sipas të dhënave, vlera totale e tregtisë ishte rreth 4.92 trilionë juanë (rreth 690.77 miliardë dollarë amerikanë).

Eksportet e shërbimeve u rritën me 18.1 për qind në baza vjetore në 2.36 trilionë juanë dhe importet e shërbimeve arritën në mbi 2.56 trilionë juanë, 16.4 për qind më shumë nga një vit më parë, raporton “Xinhua”.

VCG

VCG

VCG

VCG

Tregtia e shërbimeve me njohuri intensive u rrit në rreth 2.05 trilionë juanë, me 10.3 për qind më shumë nga viti në vit, treguan të dhënat.

Eksportet e shërbimeve me njohuri intensive fituan 14.3 për qind për të arritur në gati 1.15 trilionë juanë, të udhëhequr nga kategori të tilla si honoraret e pronësisë intelektuale dhe shërbimet informatike dhe informacioni.

Shërbimet e udhëtimit vazhduan të rimëkëmbeshin gjatë kësaj periudhe, pasi tregtia në këtë sektor u rrit me 9.1 për qind nga një vit më parë në 689 miliardë juanë. (Irma)