Zvicra ngrin 7.9 miliardë dollarë asete ruse
2022-12-03 11:08:33

Zvicra (Foto Unian)

Zvicra (Foto Unian)

Zvicra ka ngrirë rreth 7.5 miliardë franga zvicerane (rreth 7.9 miliardë dollarë amerikanë) në asete ruse që nga 25 nëntori, njoftoi Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike të vendit (SECO), citon “Xinhua”.

Asetet u ngrinë në lidhje me sanksionet e vendosura nga Perëndimi pas shpërthimit të konfliktit Rusi-Ukrainë. Deri më 3 qershor të këtij viti, 123 persona apo subjekte kishin raportuar 7548 marrëdhënie biznesi në SECO me një vlerë totale prej 46.1 miliardë franga zvicerane.

Këshilli Federal i Zvicrës vendosi më 28 shkurt të miratojë sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) kundër Rusisë. Në të njëjtën kohë, ai ndaloi pranimin e depozitave nga qytetarët rusë ose personat fizikë dhe juridikë të vendosur në Rusi, nëse vlera totale e depozitave për person tejkalon një shumë të caktuar.

VCG

VCG

VCG

VCG

Sipas deklaratës së fundit të SECO-së, personat fizikë që janë shtetas të Zvicrës ose të një shteti anëtar të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) dhe personat që kanë një leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme nga Zvicra ose një shtet anëtar i ZEE-së përjashtohen nga ndalimi i depozitave dhe kërkesa për raportim.

Përjashtohen gjithashtu depozitat nga shtetas rusë ose persona fizikë dhe juridikë në Rusi, me kusht që mos të tejkalohet kufiri prej 100.000 franga zvicerane për person.

Sipas deklaratës, deri më 25 nëntor, në Zvicër ishin ngrirë edhe 15 prona të poseduara nga persona fizikë, kompani dhe subjekte të sanksionuara. (Irma)