Libani kërkon nga OKB ndihmë në sigurimin e kthimit të sigurt të refugjatëve sirianë
2022-12-03 11:34:14

UNHCR (Foto Libyanivestment)

UNHCR (Foto Libyanivestment)

Kombet e Bashkuara duhet të ndihmojnë autoritetet libaneze të sigurojnë një kthim të sigurt për refugjatët sirianë në atdheun e tyre, deklaroi kryeministri i përkohshëm libanez Najib Mikati.

Mikati i tha Filippo Grandit, Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), se kjo çështje mbetet një faktor presioni mbi Libanin në një kohë kur vendi nuk ka më kapacitetin financiar dhe politik për të përballuar pasojat e saj, raporton “Xinhua”.

Mikati theksoi se përparësia në këtë fazë është kthimi i sirianëve të zhvendosur gradualisht në vendin e tyre, pasi situata është stabilizuar në Siri.

VCG

VCG

VCG

VCG

Nga ana e tij, Grandi u pajtua me Mikatin për presionin e jashtëzakonshëm që i bëhet Libanit për pritjen e një numri të madh refugjatësh sirianë, duke siguruar se Kombet e Bashkuara do të rrisin mbështetjen humanitare për Libanin.

Grandi tha se UNHCR po punon me autoritetet siriane për të hequr pengesat që pengojnë kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre, duke shtuar se disa nga sfidat përfshijnë shtëpitë e shkatërruara dhe një situatë të vështirë ekonomike.

Libani po pret numrin më të madh të refugjatëve për frymë, me qeverinë që vlerëson 2 milionë refugjatë sirianë. (Irma)