Raporti: Në Evropë, shumë njerëz jetojnë me HIV të padiagnostikuar
2022-12-02 11:19:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një raport i fundit sugjeron se një numër i lartë njerëzish të infektuar me HIV në Evropë mbeten për një kohë të gjatë të padiagnostikuar.

Raporti, i publikuar së bashku nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), citoi shifra midis viteve 2018 dhe 2021.

Sipas raportit, një në tetë të infektuar me HIV në Bashkimin Evropian supozohet të jetë i padiagnostikuar, përcjell “Xinhua”.

“Stigma e vazhdueshme dhe e përhapur rreth HIV-it po i pengon njerëzit të testohen dhe po na largon në mënyrë të rrezikshme nga synimi ynë për t'i dhënë fund SIDA-s për vitin 2030”,- tha në një deklaratë për shtyp drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Sipas raportit, diagnoza e vonshme e HIV-it mbetet një sfidë e madhe në rajon.

OBSH-ja fajësoi ndikimin e pandemisë Covid-19 në shërbimet e testimit në rajon.

“Në mungesë të testimit të rregullt të HIV-it për ata më të rrezikuarit, mund të ketë një periudhë të gjatë kohore midis infeksionit me HIV dhe diagnozës”,- tha në deklaratën për shtyp drejtoresha e ECDC-sw, Andrea Ammon.

Në vitin 2021, afro 300 diagnoza të reja të HIV-it jepeshin çdo ditë në 46 nga 53 vendet në rajonin e Evropës të OBSH-së, të cilat arritën në 106.508 infeksione të reja të diagnostikuara me HIV në rajon, sipas të dhënave të OBSH-së të publikuara në kuadër të Ditës Botërore të SIDA-s.

Megjithatë, diagnozat e reja të HIV-it të vitit të kaluar në rajon mbetën gati 25 për qind më të ulëta se nivelet para pandemisë, thuhet në raport. (Irma)