Presidenti rus Putin flet në telefon me kancelarin gjerman Scholz
2022-12-02 20:58:21
foto/VCG
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të premten me ftesë një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku të dy palët diskutuan për çështjen e Ukrainës.
Putini vuri në dukje se politika e vendeve perëndimore, përfshirë Gjermaninë, për t'i dhënë armë Ukrainës është shkatërruese. Ai i kërkoi Gjermanisë të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj situatës në Ukrainë.
Kreu i Kremlinit theksoi se rrjedhja në gazsjellësin "Nordstream" duhet të hetohet në mënyrë transparente, me pjesëmarrjen e agjencive përkatëse ruse.
Të dy liderët diskutuan edhe mbi zbatimin e Nismës së Drithërave të Detit të Zi të nënshkruar më 22 korrik. (Fang Xiaoyu/Artan)
Lajmet Kryesore