Ministri rus i Mbrojtjes thekson zhvillimin e forcave strategjike bërthamore
2022-12-02 12:22:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rusia do t'i kushtojë vëmendje të veçantë në vitin 2023 ndërtimit të objekteve kryesore për forcat strategjike bërthamore të vendit, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, citon “Xinhua”.

Aktualisht, ndërtimi i objekteve infrastrukturore është duke u zhvilluar në pesë formacione të Forcave Raketore Strategjike Ruse, për të vendosur sisteme të reja raketore, tha Shoigu në një takim me zyrtarë të lartë të mbrojtjes të vendit.

Sipas tij, po vijon puna për krijimin e një vendi testimi me shumë shërbime për Forcën Hapësinore në rajonin Krasnoyarsk në Siberinë lindore.

“Është e nevojshme të sigurohet vënia në punë e objekteve infrastrukturore njëkohësisht me furnizimin e trupave me armë dhe pajisje moderne ushtarake”, tha shefi i Mbrojtjes. (Irma)