Pekini: Veprimi hegjemonist i “Amerika e para” shpërfill ndikimin ndaj vendeve të tjera
2022-12-02 18:42:11

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti francez Emmanuel Macron, që po viziton ShBA-në, u shpreh se “Akti i uljes së inflacionit” dhe “Akti i mikroçipave dhe i shkencës”, të miratuar nga pala amerikane, kanë krijuar dallime të mëdha mes ShBA-së dhe Europës, duke çuar në ndarje në Perëndim ose duke penguar investimet transatlantike. Në një konferencë për shtypin të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh se “Akti i uljes së inflacionit” dhe “Akti i mikroçipave dhe i shkencës” kanë si qëllim të mbrojnë vetëm interesat e ShBA-së, duke shpërfillur ndikimin e tyre ndaj vendeve të tjera, duke përfshirë edhe të ashtuquajturit “aleatë” dhe “partnerë”. Ky është një shembull tjetër i të menduarit hegjemonist të ShBA-së.

foto/VCG

foto/VCG

Ditët e fundit, një numër liderësh e zyrtarësh të vendeve europiane kanë shprehur pikëpamjet e tyre për “Aktin e uljes së inflacionit”, duke theksuar se ShBA-ja nuk duhet ta përdorë atë kundër miqve të vet, dhe se ai është baras me grabitjen e investimeve nga Europa.

Zhao Lijian-i vuri në dukje se ShBA-ja thotë se Europa është një aleate e rëndësishme, por në fakt e konsideron atë si një “rrufepritëse”. Për shembull, pala amerikane është pasuruar nga kriza e Ukrainës, ndërsa Europa u godit nga kriza dhe duhet të përballojë inflacionin dhe çmimet e larta të energjisë. Edhe tani, vendet europiane ende po merren me problemet që ka lënë ShBA-ja në Siri, Afganistan dhe Irak.

foto/VCG

foto/VCG

“Nuk është çudi që disa media europiane komentuan se europianët e sotëm duhet të pyesin veten: ‘Pse paqja dhe lulëzimi ynë duhet të varen nga interesat e ShBA-së?’. Kjo është me të vërtetë një pyetje që Europa dhe mbarë bota duhet ta mendojnë dhe trajtojnë seriozisht,” shtoi zëdhënësi Zhao Lijian.  (Fang Xiaoyu/Artan)