Pekini raporton më pak raste të reja me HIV/AIDS
2022-12-02 12:14:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pekini pa një rënie në baza vjetore në rastet e reja të HIV/AIDS në 10 muajt e parë të vitit, njoftuan autoritetet komunale shëndetësore.

Një total prej 1462 rastesh të reja me HIV/AIDS u raportuan në qytet nga janari deri në tetor, 11.61 për qind më pak nga viti në vit, bëri të ditur Komisioni Komunal i Shëndetit në Pekin, cituar nga “Xinhua”.

Sipas komisionit, transmetimi seksual ishte shkaktar për 96.99 për qind të rasteve të reja në periudhën 10-mujore.

Pekini aktualisht ka 26.013 bartës të HIV-it dhe pacientë me AIDS.

Që nga rasti i parë në vitin 1985, kryeqyteti kishte raportuar gjithsej 39.018 raste me HIV/AIDS deri në fund të tetorit, bëri të ditur komisioni. (Irma)