OKB, Korosi: Synimi për t'i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030 është shumë larg arritjes
2022-12-02 15:58:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Csaba Korosi, në një mesazh në kuadër të Ditës Botërore të SIDA-s, bëri thirrje për veprim, pasi synimi për t'i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030 është shumë larg arritjes, sepse pabarazitë, diskriminimi dhe mosrespektimi i të drejtave të njeriut po pengojnë përparimin, bën të ditur “Xinhua”.

“Ne duhet të adresojmë këto sfida që e kanë mbajtur HIV/AIDS si një krizë globale shëndetësore për më shumë se 40 vjet. Ekziston një rrugë e bazuar në shkencë për t'i dhënë fund SIDA-s, por për fat të keq, ajo nuk është e disponueshme për të gjithë”, tha ai.

Sipas Korosit, nëse bashkësia ndërkombëtare vepron, rreth 3.6 milionë infeksione të reja HIV dhe afro 1.7 milionë vdekje të lidhura me SIDA-n mund të parandalohen këtë dekadë.

Korosi u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare dhe palëve të interesuara të rinovojnë angazhimet e tyre politike dhe financiare për t'i dhënë fund SIDA-s.

“Ne duhet të sigurojmë akses universal në shërbimet e informuara me prova, të tilla si testimi dhe trajtimi, si dhe bashkëpunimi global për teknologjitë e reja”, tha ai.

Solidariteti ndërkombëtar në formën e financimit të qëndrueshëm është gjithashtu thelbësor. Nëse bëhen përpjekje për barazi, bota do të kthehet në rrugën e duhur për mos të lënë askënd pas, tha ai. (Irma)