Kinë: Flamuri kombëtar në sheshin “Tiananmen” në gjysmështizë për vdekjen e Jiang Zemin-it
2022-12-01 15:26:13

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Flamuri kombëtar i Kinës u ul të enjten në gjysmështizë në sheshin  “Tiananmen” në Pekin në nderim të ish-presidentit kinez Jiang Zemin, që u nda nga jeta të mërkurën.

Jiang Zemin-i u nda nga jeta për shkak të leukemisë dhe mosfunksionimit të shumë organeve në Shangai në orën 12:13 të së mërkurës, në moshën 96-vjeçare.