Autoritetet shëndetësore zotohen të reduktojnë shqetësimet e shkaktuara nga Covid 19
2022-12-01 18:13:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë premton angazhim për të reduktuar shqetësimet e shkaktuara nga epidemia e Covid-19 te njerëzit. Zëdhënësi i komisionit, Mi Feng, tha se të gjitha lokalitetet po bëjnë përpjekje solide për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë, citon “Xinhua”.

Mi tha gjithashtu se duhet të bëhen përpjekje për të identifikuar me saktësi zonat e rrezikshme bazuar në testet e acidit nukleik dhe hetimin epidemiologjik dhe menaxhimi i mbyllur për hir të kontrollit të epidemisë duhet të vendoset dhe të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mi theksoi gjithashtu klasifikimin dhe trajtimin e bazuar në shkencë të pacientëve me Covid-19, si dhe trajtimin dhe kujdesin e duhur për fëmijët, të moshuarit dhe pacientët me sëmundje themelore.

Masat e tepruara të kontrollit duhet të korrigjohen në vazhdimësi dhe kërkesave të arsyeshme të qytetarëve t'u jepen përgjigje në kohën e duhur, shtoi ai.(Elona)