Ukraina hap mbi 4000 strehimore emergjente mes ndërprerjeve të energjisë elektrike
2022-12-01 17:55:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se 4000 strehimore emergjente janë ngritur në Ukrainë mes ndërprerjeve të energjisë pas sulmeve të fundit raketore të Rusisë në infrastrukturën energjetike, njoftoi kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Këto strehimore u ofrojnë njerëzve ngrohje, ujë, ndriçim, komunikim celular, internet, energji për pajisjet celulare, vende për pushim, pajisje të ndihmës së parë dhe furnizime bazë për nënat dhe fëmijët, përcjell “Xinhua”.

Çdo strehë emergjente mund të strehojë 40 deri në 500 persona pa kufizim në kohën e qëndrimit.

Vetëm në Kiev janë ngritur gjithsej 430 strehimore emergjente, sipas kryetarit të bashkisë, Vitaly Klitschko. (Elona)