Raporti: Kina ka 191 milionë përdorues të mitur të internetit
2022-12-01 18:02:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas një raporti të publikuar të mërkurën, numri i përdoruesve të mitur të internetit në Kinë arriti në 191 milionë në vitin 2021.

Raporti zbuloi se hendeku në shkallën e përdorimit të internetit mes të miturve të zonave urbane dhe atyre rurale u kapërcye në thelb në vitin 2021, bën të ditur “Xinhua”.

Siguria kibernetike e Kinës ka parë përmirësime të vazhdueshme, me përqindjen e incidenteve të sigurisë që përfshijnë të miturit që është ulur në krahasim me vitin 2020, sipas raportit, i cili gjithashtu shtoi se platformat video janë bërë një burim i rëndësishëm informacioni për të miturit.

Raporti mbulon nxënës nga shkollat fillore, të mesme, të mesme profesionale në 31 rajone të nivelit provincial. (Elona)