Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë sheh përparim të qëndrueshëm
2022-12-01 17:51:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke ndihmuar në stabilizimin e zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit, sipas qeverisë provinciale të Jiangsu të Kinës Lindore.

Nga viti 2016 deri në vitin 2021, numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë u rrit me 55 për qind nga viti në vit, me vëllimin vjetor të mallrave që u rrit nëntë herë, përcjell “Xinhua”.

Deri në fund të tetorit të këtij viti, 82 linja trena mallrash Kinë-Evropë ishin nisur duke arritur në 204 qytete në 24 vende evropiane.

Aktualisht, pesë qytete në Jiangsu, duke përfshirë Nanjing dhe Lianyungang, operojnë 23 rrugë, duke arritur afro 80 qytete në Evropë, Azinë Qendrore dhe Azinë Juglindore.

Nga janari deri në nëntor të këtij viti, numri i udhëtimeve të trenave të mallrave midis Jiangsu dhe Evropës arriti në 1800, 12 për qind më shumë nga viti në vit. (Elona)