Sektori i logjistikës në Kinë raporton rritje në 10 muajt e parë të vitit
2022-11-30 14:37:31

Foto: VCG

Sektori i logjistikës në Kinë raportoi rritje të qëndrueshme në 10 muajt e parë të vitit 2022, thuhet në një raport të industrisë.

Sipas Federatës së Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës, logjistika sociale u rrit 3.6 për qind nga viti në vit në 275.4 trilionë juanë (rreth 38.26 trilionë dollarë amerikanë) në periudhën janar-tetor, përcjell “Xinhua”. Gjatë kësaj periudhe, sipas raportit, logjistika për produktet industriale u rrit me 4 për qind nga viti në vit, ndërsa prodhimi industrial vazhdoi të zgjerohej.

Logjistika për prodhimin e teknologjisë së lartë u rrit me 10.6 për qind nga viti në vit në tetor, 1.3 pikë përqindjeje më shumë se shtatori.

Ndërsa një sërë politikash për të lehtësuar flukset e logjistikës dhe ndërmarrjeve mbështetëse hynë gradualisht në fuqi, operacionet e biznesit në sektorin e logjistikës kanë treguar stabilitet të përgjithshëm, thuhet në raport. (Elona)