Avioni i madh kinez i udhëtarëve “C919” mori certifikatën e prodhimit të martën, që do të thotë se ky model mund të hyjë në prodhim masiv.
Foto:VCG
Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës (COMAC), prodhuesja e “C919”, e mori certifikatën nga Departamenti Rajonal i Kinës Lindore i Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).
Avioni e kreu fluturimin e vet të parë me sukses në vitin 2017. Ai mori certifikatën e tipit në fund të shtatorit, gjë që tregon se dizanji i “C919” përmbush standardet e sigurisë ajrore dhe kërkesat mjedisore.
Foto:VCG
Kompania ajrore “China Eastern Airlines” (CEA) nënshkroi një kontratë për të blerë pesë “C919” në mars 2021, që është marrëveshja e parë komerciale për këtë avion. Avioni i parë “C919” pritet t’i dorëzohet “China Eastern Airlines” në dhjetor, ndërsa porositë e tjera në një apo dy vjetët e ardhshëm, bazuar në planin e prodhimit dhe dorëzimit të furnizuesit, sipas sekretarit të bordit të CEA-s Wang Jian.
Foto:VCG
Kjo kompani pritet ta vërë “C919” në funksionim komercial në gjysmën e parë të vitit 2023.
Një avion “C919”, me numër B-001J dhe me siglën e CEA-s, e kreu fluturimin e parë provë në aeroportin ndërkombëtar “Pudong” të Shangait më 22 nëntor.(Artan)