Urumqi harton politika për të ndihmuar banorët e prekur nga Covid 19
2022-11-30 15:01:25

Foto: VCG

Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, ka formuluar politika të veçanta për të ndihmuar banorët në nevojë të kapërcejnë ndikimin e sjellë nga Covid-19, bëri të ditur “Xinhua”.

Li Yanmei, zëvendëssekretari i përgjithshëm i qeverisë së qytetit, tha të martën se Urumqi ka formuluar politika për të siguruar jetesën bazë të atyre që jetojnë në vështirësi.

Sipas tij, njerëzve me të ardhura të ulëta ose pa të ardhura do t’u jepen ndihma dhe familjet nën skemën publike të banesave me qira të qytetit do të përjashtohen nga qiraja për pesë muaj.

Një numër vendesh pune në shërbime publike do t'u ofrohen grupeve me të ardhura të ulëta me vështirësi punësimi, sipas Li.

Ndërsa situata epidemike në Urumqi vazhdon të përmirësohet, jeta në zonat me rrezik të ulët po kthehet në normalitet. Po rifillojnë aktivitetet e bizneseve thelbësore, përfshirë supermarketet, farmacitë dhe restorantet. (Elona)