Rinisin fluturimet e drejtpërdrejta të pasagjerëve mes Kinës dhe Izraelit
2022-11-30 10:11:59

Foto: VCG

Një fluturim komercial i operuar nga “Hainan Airlines” i Kinës u ul në aeroportin ndërkombëtar “Ben Gurion” në Izrael të martën në mëngjes, duke shënuar rifillimin e fluturimit të drejtpërdrejtë të pasagjerëve midis territorit kinez dhe Izraelit që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19.

“Hainan Airlines” rihapi linjën midis Shenzhenit në Kinën Jugore dhe Tel Avivit të Izraelit me një udhëtim vajtje-ardhje çdo të martë pasi pezulloi të gjitha fluturimet direkte midis territorit kinez dhe Izraelit në shkurt 2020, bën të ditur “Xinhua”. Fluturimi kryhet nga një avion Boeing 787.

Wei Ran, menaxher i përgjithshëm i degës së “Hainan Airlines” në Izrael, tha se duke rifilluar itinerarin, kompania synon të nxisë shkëmbimet ekonomike dhe ato mes njerëzve midis Kinës dhe Izraelit. Linja ajrore po planifikon të rifillojë fluturimet direkte mes Tel Avivit dhe Shangait deri në fund të vitit, tha Wei.  (Elona)