Hapet në Kinë kampusi i liderëve të rinj Azi-Evropë
2022-11-30 14:26:42

Foto: youth.cn

Kampusi i parë i Liderëve të Rinj Azi-Evropë u hap të martën në Xi'an, në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore, me temë "Ndërtimi i Partneritetit Global për Zhvillimin e Gjelbër". Mbi 100 të rinj nga vendet aziatike dhe evropiane morën pjesë në Forumin Rinor Azi-Evropë për Zhvillimin e Gjelbër në internet dhe ndanë pikëpamjet e tyre mbi tema të tilla si investimet e gjelbra dhe mbrojtja ekologjike, bën të ditur “Xinhua”.

Fu Zhenbang, nënkryetar i Federatës Rinore të të gjithë Kinës, tha se zhvillimi i gjelbër është një fushë kyçe për të përshpejtuar zbatimin e Agjendës së Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për të promovuar zhvillimin e përbashkët global.

"Shpresoj që të rinjtë në Azi dhe Evropë të shkëmbejnë në mënyrë aktive ide, të krijojnë miqësi dhe të forcojnë bashkëpunimin për të ndërtuar bashkërisht një botë të bukur dhe një të ardhme më të mirë",- tha Fu. (Elona)