Teknikët kinezë fitojnë 7 medalje në “WorldSkills Competition” në Austri
2022-11-29 15:28:04

Foto:Xinhua

Fitues kinezë në konkurs(Foto:Xinhua)

Teknikët e rinj kinezë fituan medalje në të shtatë garat, duke përfshirë gjashtë medalje ari dhe një bronz, në Edicionin Special të “WorldSkills Competition 2022”, i cili u mbyll në Salzburg, Austri të dielën, njofton “Xinhua”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, konkurrentët kinezë Zhu Ke, Jiang Xinhua, Jiang Yuhe, Wu Yuanzhou, Yu Shouan dhe Jiang Hao morën medaljet e arta në kategoritë e transportit të mallrave, teknologjisë së automjeteve të rënda, teknologjisë së laboratorit kimik, muraturës, instalimeve elektrike dhe industriale.

Teknikët kinezë Zhang Yangguang dhe Liu Jinyao fituan medaljen e bronztë në punimet e ndërtimit të betonit.

Jiang Yuhe tha për “Xinhua” se ndihej e emocionuar dhe krenare që fitoi medaljen e parë të artë në teknologjinë laboratorike kimike për Kinën në “WorldSkills”, duke shprehur besimin për t'u bërë mësuese në të ardhmen për të trajnuar më shumë teknikë të rinj.

Fitues kinezë në konkurs(Foto:Xinhua)

Fitues kinezë në konkurs(Foto:Xinhua)

E quajtur “Olimpiada për teknikët” në mbarë botën, konkursi “WorldSkills” është një ngjarje globale e promovimit të aftësive profesionale, e cila ka mbajtur konkurse të edicionit special në 15 vende midis shtatorit dhe nëntorit, duke mbuluar 62 kategori aftësish. Eventi në Salzburg, pjesa e fundit e Edicionit Special të “WorldSkills 2022”, mblodhi rreth 100 garues nga e gjithë bota.

Sipas një vlerësimi nga ekipi kinez, Kina fitoi gjithsej 21 medalje ari, tre argjendi, katër bronzi dhe pesë çmime fituese në “WorldSkills Competition 2022 Special Edition”. (Fatosi)