SHBA regjistron mbi 600 të shtëna masive për të tretin vit radhazi
2022-11-29 16:03:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë (GVA), Shtetet e Bashkuara regjistruan 611 të shtëna masive në vitin 2022 deri më 26 nëntor, viti i tretë me radhë që vendi përjetoi të paktën 600 të shtëna masive, njofton “CGTN”.

Arkivi, një organizatë e pavarur jofitimprurëse për mbledhjen e të dhënave, i quan të shtënat masive një “fenomen amerikan”. Ai i përkufizon si incidente çdo sulm në të cilin ka të paktën katër viktima të qëlluara, plagosur ose vrarë me armë, duke përjashtuar autorin.

GVA regjistroi 610 të shtëna me viktima në vitin 2020 dhe 690 vitin e kaluar.

Kohët e fundit, një masakër ndodhi në një supermarket “Ëalmart” në Chesapeake, Virxhinia, ku humbën jetën gjashtë persona dhe katër të tjerë u plagosën. Kjo ndodhi vetëm tre ditë pasi pesë persona vdiqën nga të shtënat në një klub nate në Kolorado Springs.

Pas të shtënave në Kolorado, presidenti Joe Biden dënoi sulmin dhe i kërkoi vendit të trajtojë epideminë publike të dhunës me armë në të gjitha format e saj. (Fatosi)