Guangzhou i Kinës jugore do të presë forumin ndërkombëtar financiar
2022-11-29 15:12:03

Takimi vjetor i 19-të i Forumit Ndërkombëtar të Financës (IFF) do të mbahet në Guangzhou, provincën Guangdong të Kinës jugore, nga 2 deri më 4 dhjetor, thanë organizatorët të hënën, njofton “Xinhua”.

Qyteti Guangzhou(Foto: VCG)

Qyteti Guangzhou(Foto: VCG)

Takimi, i cili do të mbahet online, do të përqendrohet rreth temës “Bota që ndryshon gjithnjë: Riformësimi i së ardhmes së përbashkët”. Në takim pritet të diskutohet për tema të tilla si perspektiva ekonomike globale, rreziqet dhe parandalimi i borxhit, investimet në klimë dhe çmimi i karbonit, nisma “Një brez, një rrugë” dhe zhvillimi i Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë udhëheqës nga organizatat ndërkombëtare duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, drejtues të institucioneve dhe ndërmarrjeve kryesore financiare globale, si dhe studiues.

Teatri i Qytetit Guangzhou(Foto: VCG)

Teatri i Qytetit Guangzhou(Foto: VCG)

Gjatë konferencës treditore, IFF do të publikojë Raportin e Financave dhe Zhvillimit Global, raportin e tij vjetor mbi ekonominë globale dhe perspektivën ekonomike të Kinës për vitin 2023. Gjithashtu, do të shpallen fituesit e Çmimit të Financave të Gjelbërta, i cili nderon institucionet financiare dhe ndërmarrjet për përpjekjet për të zbutur ndryshimet klimaterike.

Takimi i këtij viti është bashkorganizuar nga IFF dhe qeveria komunale e Guangzhou.

E themeluar në Pekin në vitin 2003, IFF është një organizatë ndërkombëtare e pavarur, jofitimprurëse, joqeveritare, e cila është një platformë afatgjatë dhe e nivelit të lartë për dialog dhe komunikim dhe bashkëpunim shumëpalësh. (Fatosi)