Parlamenti iranian miraton projektligjin për anëtarësimin e Iranit në SCO
2022-11-29 16:05:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Parlamenti iranian miratoi me shumicë dërrmuese një projektligj për anëtarësimin e Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), njofton “CGTN”.

Abolfazl Amouei, zëdhënësi i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme, tha se miratimi për anëtarësimin e Iranit në SCO përmban një mesazh ndërkombëtar të prirjes multilateraliste të Iranit në fushën e politikës së jashtme.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian përshëndeti vendimin në “Tëitter”, duke thënë se votimi kategorik për projektligjin për anëtarësimin e Republikës Islamike të Iranit në SCO është tregues i vendosmërisë dhe seriozitetit të vendit për bashkëpunimin rajonal, ndërkombëtar dhe ekonomik, si dhe për përforcimin e qasjes së vendit ndaj Azisë.

“Qasja e multilateralizmit është realiteti i këtij shekulli”,- tha ai.

Në shtator 2021, samiti i 21-të i liderëve të SCO-së në Dushanbe, Taxhikistan, shpalli vendimin për fillimin e pranimit të Iranit si një anëtar i plotë i SCO nga një vëzhgues. (Fatosi)