Tubacioni i gazit Kinë-Azia Qendrore transporton mbi 40 miliardë metra kub këtë vit
2022-11-29 15:58:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tubacioni i gazit Kinë-Azia Qendrore ka dorëzuar mbi 40 miliardë metra kub gaz natyror në Kinë këtë vit, njoftoi “PipeChina Ëest Pipeline Company”, citon “Xinhua”.

Sipas kompanisë, tubacioni transportonte rreth 120 milionë metra kub gaz natyror në ditë gjatë kësaj periudhe.

Me një gjatësi totale prej 1833 km dhe një kapacitet vjetor të projektuar të transmetimit të gazit prej 60 miliardë metra kub, tubacioni u vu në punë në dhjetor 2009.

Tubacioni shkon nga kufiri i Turkmenistanit dhe Uzbekistanit, kalon përmes Uzbekistanit dhe Kazakistanit dhe lidhet me tubacionin e gazit të Kinës nga perëndimi në lindje në Horgos, Rajoni Autonom Xinjiang Ujgur i Kinës veriperëndimore. Ky është gazsjellësi i parë transnacional i Kinës.

Gazsjellësi ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt për 4730 ditë qëkur është vënë në shërbim. Nga ai përfitojnë mbi 500 milionë persona në 27 provinca, komuna, rajone autonome dhe në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut. (Fatosi)