“Sinopharm” fiton miratimin për provat e antitrupave të Omicron
2022-11-29 14:51:13

Prodhuesi kinez i barnave “Sinopharm” njoftoi se ka marrë miratimin për të kryer prova klinike të një antitrupi monoklonal kundër koronavirusit të ri, një armë potencialisht e rëndësishme kundër variantit dominues Omicron, njofton “China Daily”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“China National Biotech Group”, një degë e “Sinopharm”, mori autorizimin nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore, për të testuar një spraj nazal duke përdorur një antitrup monoklonal, F61, si një terapi parandaluese për personelin në rrezik të lartë të ekspozimit ndaj virusit, sipas një deklaratë e publikuar nga kompania.

F61 ka demonstruar aktivitete neutralizuese me spektër të gjerë kundër virusit origjinal dhe shtameve të tij kryesore, duke përfshirë variantet dominuese në qarkullim.

Një version me injeksion i F61 u miratua për provat njerëzore më 22 korrik. Faza e parë e provës, e nisur në Hangzhou më 28 korrik, është afër përfundimit dhe rezultatet kanë treguar një rekord të mirë sigurie.

Spraji F61 është më i lehtë për t'u përdorur dhe pritet të japë mbrojtje përgjatë mukozës së hundës, linja e parë e mbrojtjes kundër patogjenëve të frymëmarrjes si koronavirusi i ri.

Sipas kompanisë, spraji ka rezultuar të jetë i sigurt dhe efektiv në studimet e botës reale dhe mund të zvogëlojë shkallën e infeksionit midis kontakteve të ngushta. (Fatosi)