Trazirat ne Bruksel (Foto:CGTN)
Policia në Bruksel përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët e futbollit të rebeluar pas humbjes së kombëtares belge të futbollit nga Maroku, me rezultatin 0-2, në Kupën e Botës në Katar, njofton “CGTN”.
Dhjetëra tifozë thyen xhamat e dyqaneve, hodhën fishekzjarre dhe dogjën automjete.
Foto:CGTN
Foto:CGTN
“Edhe para përfundimit të ndeshjes, dhjetëra persona, duke përfshirë disa të veshur me kapuç, kërkuan konfrontim me policinë, gjë që rrezikonte sigurinë publike”,- njoftoi Policia e Brukselit në një deklaratë.
Një zëdhënëse e Policisë theksoi se disa tifozë mbanin shkopinj në duar dhe një gazetar u plagos në fytyrë nga fishekzjarrët.
Rreth njëqind policë u mobilizuan, ndërsa banorët u paralajmëruan të shmangnin zona të caktuara të qendrës së qytetit. Stacionet e metrosë u mbyllën dhe rrugët u bllokuan për të kufizuar përhapjen e dhunës.
“Dënoj në mënyrën më të ashpër incidentet. Policia ndërhyri me vendosmëri dhe bëri gjithçka mundet për të ruajtur rendin publik. Urdhërova policinë të kryejë arrestimin e atyre që dëmtojnë pronën publike”,- shkroi në “Twitter” kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close. (Fatosi)