Putin zotohet t'i japë përparësi industrisë së mbrojtjes
2022-11-28 12:58:02

Foto: VCG

Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje korporatës shtetërore “Rostec” që t'i japë përparësi arritjeve në industrinë e mbrojtjes, njofton “CGTN”.

Deklarata e Putin u bë gjatë një aktiviteti në kuadër të 15-vjetorit të korporatës shtetërore të teknologjisë së lartë ruse “Rostec”.

“Që nga themelimi i tij, “Rostec” ka qenë përgjegjës për zhvillimin, prodhimin dhe eksportimin e produkteve të teknologjisë së lartë të dizajnuara si për qëllime ushtarake dhe civile. Nuk është e nevojshme vetëm për të vazhduar këto përpjekje, por për të punuar në mënyrë aktive në të gjitha fushat premtuese që sigurojnë sovranitetin teknologjik të Rusisë”,- tha presidenti rus. (Fatosi)