Kina do të lëshojë të martën anijen kozmike me astronautë “Shenzhou-15”
2022-11-28 10:34:03

Foto: VCG

Astronautët kinezë Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu do të kryejnë misionin hapësinor “Shenzhou-15” dhe Fei do të jetë komandant, njoftoi në një konferencë shtypi të hënën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

 

Anija kozmike me ekuipazh “Shenzhou-15” do të lëshohet të martën më 23:08 sipas orës së Pekinit nga Qendra e Lëshimeve Satelitore e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore.