Kina përfundon testet e para të qelizave të karburantit në hapësirë
2022-11-28 11:12:12

Foto: VCG

Ngarkesa e qelizave të karburantit hapësinor në anijen Tianzhou-5 ka përfunduar testet e saj në orbitë, duke shënuar herën e parë që Kina kryen teste të tilla, sipas Akademisë së Teknologjisë Hapësinore të Kinës (CAST) njofton “Xinhua”.

Testet vërtetuan paraprakisht karakteristikat e sistemit në kushte të tilla si vakuumi, temperatura e ulët dhe mikrograviteti, duke ofruar të dhëna të rëndësishme dhe mbështetje teorike për zhvillimin dhe kërkimin kryesor teknologjik të sistemit energjetik të qelizave të karburantit në hapësirë, sipas Wan Cheng'an, projektuesi kryesor i “Beijing Spacecraft Manufacturing Co., Ltd.”, zhvilluesi i sistemit nën CAST.

Testet synojnë të ofrojnë mbështetje për aplikimin e sistemeve energjetike të qelizave të karburantit në hapësirë në projektet e ardhshme të mëdha të vendit, duke përfshirë eksplorimin hënor me pilot dhe eksplorimin e thellë të hapësirës, tha Wan.

Tianzhou-5 u nis më 12 nëntor nga vendi i nisjes së anijes kozmike Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan. (Fatosi)