Bankat kineze u japin hua 2.64 trilionë juanë zhvilluesve të pronave në janar-tetor
2022-11-26 15:52:39

nga VCG

nga VCG

Sektori bankar i Kinës dha hua 2.64 trilionë juanë (371.83 miliardë dollarë amerikanë) për zhvilluesit e pronave nga janari deri në tetor, treguan të dhënat zyrtare, cituar nga “Xinhua”.

Ky sektor gjithashtu siguroi 4.84 trilionë juanë në kredi hipotekare gjatë periudhës, sipas “Shanghai Securities News”, duke cituar të dhëna nga Komisioni Rregullativ kinez i Bankave dhe Sigurimeve (CBIRC).

Autoritetet financiare në Kinë po rritin mbështetjen e tyre politike për tregun e banesave për të lehtësuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të sektorit të pasurive të paluajtshme.

Në një nga lëvizjet e tyre të fundit, Banka Popullore e Kinës dhe CBIRC publikuan një udhëzues me 16 hapa, duke u zotuar të stabilizojnë ofertën e kredisë për zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe të mbështesin kërkesën e arsyeshme për kredi individuale për banesa. (Irma)