Kina bën pyetje shkencore globalisht për eksplorimin e hapësirës së thellë
2022-11-26 15:16:55

nga VCG

nga VCG

Administrata Kombëtare e Hapësirës në Kinë (CNSA) ka ndërmarrë nismën për të bërë pyetje të rëndësishme shkencore në mbarë botën, për eksplorimin e hapësirës së thellë.

Nisma synon të promovojë zhvillimin e eksplorimit të hapësirës së thellë, të formojë një konsensus ndërkombëtar mbi çështjet shkencore në këtë fushë dhe të zgjidhë problemet dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballet njerëzimi, bëri të ditur Administrata, citon “Xinhua”.

Ngjarja me temë “Mblidhni mençurinë, formësoni të ardhmen” është e hapur për studiuesit në eksplorimin e hapësirës, amatorë dhe adoleshentë nga e gjithë bota. Ajo do të zgjasë deri më 31 janar 2023.

CNSA do të hartojë misione prioritare në eksplorimin e hapësirës së thellë të vendit bazuar në sugjerimet e marra. (Irma)