Teknikët kinezë konkurrojnë në Garën Botërore të Aftësive në Austri
2022-11-26 15:26:16

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Tetë teknikë kinezë konkurrojnë në Edicionin Special të “WorldSkills Competition 2022”, që zhvillohet në Salzburg të Austrisë, që do të zgjasë deri më 28 nëntor. Eventi ka tërhequr rreth 100 garues nga e gjithë bota, të cilët konkurrojnë në shtatë kategori: instalime elektrike, kontroll industrial, muratura, punime ndërtimi betoni, teknologji automjetesh të rënda, transport mallrash dhe teknologji laboratori kimik, përcjell “Xinhua”.

Garuesit kinezë do të marrin pjesë në të gjitha kategoritë.

Një prej konkurrentëve, Jiang Yuhe, që garon në teknologjinë laboratorike kimike, deklaroi se ajo kishte punuar shumë në përgatitje për konkursin dhe shpresonte të performonte mirë.

Gara Botërore e Aftësive është një ngjarje globale e promovimit të aftësive profesionale e quajtur “Olimpiada për teknikët”. Konkurse të edicionit special janë zhvilluar në 15 vende midis shtatorit dhe nëntorit, duke mbuluar 62 kategori aftësish.

Kina ka fituar 15 medalje ari, tre argjendi, tre bronzi dhe pesë çmime fituese në garat e mëparshme të “WorldSkills Competition 2022 Special Edition”. (Irma)

Xinhua

Xinhua

Xinhua

Xinhua