Vëllimi i mallrave në rrugë ujore në Kinë u rrit me 4.8% në janar-tetor
2022-11-26 17:09:18

nga VCG

nga VCG

Transporti ujor i mallrave në Kinë vazhdoi trendin e rritjes së qëndrueshme nga janari në tetor, duke shënuar një rritje prej 4.8 për qind në baza vjetore në vëllimin e mallrave, tregojnë të dhënat zyrtare.

Ministria e Transportit bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe u transportuan përmes rrugëve ujore më shumë se 7 miliardë tonë mallra, raporton “Xinhua”.

Vetëm në tetor, rrugët ujore në Kinë trajtuan 753.56 milionë tonë mallra, nga 717.17 milionë tonë në shtator.

Nga janari në tetor, provinca Hubei e Kinës qendrore vazhdoi të kryesojë zgjerimin e vëllimit të ngarkesave të rrugëve ujore midis rajoneve të nivelit provincial, duke shënuar një rritje prej 24.6 për qind në baza vjetore.

Provinca Liaoning e Kinës verilindore dhe provinca Hainan e Kinës jugore regjistruan rritje nga viti në vit prej 24.3 për qind dhe 18.1 për qind, respektivisht, dhe ishin ndër rajonet kryesore për sa i përket rritjes së ngarkesave ujore. (Irma)

nga VCG

nga VCG